Gjate letrës së urimit për presidentin e zgjedhur Bujar Nishani, kreu i
Parlamentit Europian Martin Shulz, shkruan se kjo zgjedhje vjen në një
moment kritik për vendin tuaj, ndërkohe që Shqipëria këtë vjeshtë ka për
të kaluar një test tjetër në rrugën drejt integrimit europian.

Shulz i drejtohet Nishanit, se, “besoj se ju do perfaqesoni unitetin e kombit, do promovoni dialogun mes forcave politik, dhe do te garantoni pavaresine e pushteteve dhe zbatimin e ligjit”.

Nder te tjera ne letren e Shulz thuhet se, “ne si Parlament Europian kemi ndjekur nga afer procesin e zgjedhjes se presidentit, nderkohe qe nuk u be e mundur qe forcat politike te gjenin nje kandidat konsesual, une besoj se do punoni me gjithe forcat poltike te Shqiperise per te forcuar dialogun politik mes qeverise dhe opozites i cili eshte thelbesor per aprovimin e reformave parlamentare dhe zgjedhore dhe permbushjen e 12 prioriteteve te percaktuara ne Komisionin Europian”.

Shulz perfundon letren me fjalet se, “mbetem optimist se do jene i afte qe te zbusni tensionet politike, te zhvilloni vendin dhe te ndihmoni Shqiperine te marre statusin kandidat ne kete vit shume te rendesishem per popullin shqiptar”.  

Top Channel