Prandelli: Italia, shumë e lodhur

02/07/2012 08:15

Cesare Prandelli ishte shumë i zhgënjyer pas vërshëllimës së fundit të finales së EURO 2012, ku Italia u mund thellë 4-0 nga Spanja.

“Gjithsesi ishte një turne i jashtëzakonshëm për ne. Ata ishin më të freskët dhe ne më të lodhur. Kur luan ndaj Spanjës është e vështirë të rekuperosh energjitë. Nuk e interpretuam keq ndeshjen, por e kuptuam menjëherë që duhet të mbroheshim sepse ishim të lodhur. Italia duhet të jetë 100% fizikisht për të dhënë maksimumin”, deklaroi tekniku i nënkampionëve të Europës.

Prandelli shtoi se i vjen keq vetëm për dëmtimet e shumta që ka vuajtur skuadra që ai drejton: “Ishim përballë skuadrës më të mirë në botë dhe në pjesën e dytë nuk kishim më energji për tu përgjigjur pas daljes nga fusha të Thiago Motta për shkak dëmtimi.”

“Në ndeshjen e parë të grupit i përballuam mirë sepse ishim të freskët, ndërsa sot ata e merituan plotësisht fitoren sepse na dominuan”, përfundoi Prandelli.

Top Channel