Elbasan, 20% e popullsisë nuk paguan ujin

02/07/2012 00:00

Stina e verës rrit ndjeshëm konsumnin e ujit të pijshëm nga qytetarët,
por kjo shoqërohet edhe me abuzime në rrjetin e ujësjellësit.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime  në Elbasan, vijon të përballet me  një sëre problemesh; si thatësira në puset e ujit, lidhjet e paligjshme në rrjet, shpërdorimi i ujit në mënyrë abuzive apo mos pagesa e faturave nga konsumatorët.

Kreu i këtij institucioni, Ardian Zhidro thotë që  rreth 20 % e popullsisë në Elbasan janë debitorë, duke i shkaktuar drejtorisë dëme të konsiderueshme  financiare. Ndërkaq lidhjet e paligjshme në rrjet, janë një tjetër faktor që ndikon negativisht në furnizmin me ujë të pijshëm në familjet e qytetarëve, duke sjellë reduktim të orëve me furnizim të ujit.

Zhidro bën me dije se qytetarët që nuk paguajnë në kohë faturat e ujit, atëherë do t’i paguajnë ato duke përfshirë edhe kamatvonesat dhe nëse faturat nuk paguhen për një kohë të gjatë, atëherë do tu ndërpritet uji i pijshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta