Dibër, pranga 6 personave shkatërruan ujësjellësin

02/07/2012 00:00

Gjashtë persona u arrestuan dhe disa të tjerë po ndiqen penalisht ne
gjendje të lirë nga Prokuroria e Dibrës për shkak se në 30 qershor kanë
shkatërruar dhe djegur mjetet e rënda të një kompanie që po ndërtonte
një ujësjelles.

Banoret e tre fshatrave Erebare, Dovolan dhe Trepçe, ne menyre te organizuar sulmuan mjetet e renda duke kundershtuar ndertimin e ujesjellesit. Roja i objektit tregon se banoret e zones ishin ata qe shkaterruan gjithçka.

Banoret e mbrojne kete veprim me faktin se ndertimi i Ujesjellesit i le ata pa uje te pijshem dhe per vaditje.

Te arrestuarit akuzohen per vepren penale, shkaterrim te prones me zjarr.

Me tej drejtuesi i policise se ketij qarku deklaroi se eshte angazhuar maksimalisht per te siguruar rendin, sigurine dhe mbeshtetur bizneset.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB