Arrestohet italiani, paraqiti dokument fals në bankë

02/07/2012 00:00

Një shtetas italian u arrestua nga policia e Elbasanit pasi synonte të
merrte pranë një banke 300 milionë euro me një dokument të falsifikuar.

I arrestuari eshte Bruno Pomenti, 56 vjeç, banues ne Pontinia Itali. Ndalimi tij u bë pasi, pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan, është paraqitur ku ka bërë një kallëzim penal në ngarkim të shtetasit italian, shtetasi A.Gj, 46 vjeç, banues në lagjen ‘Kongresi’ në Elbasan, me detyrë Drejtori i Bankës Intesa San Paolo Elbasan.

Prane kësaj bankë është paraqitur shtetasi italian, i cili ka paraqitur nje vertetim të kësaj banke të datës 14.06.2011 me një shumë 300 milionë euro. Pas verifikimeve të bëra nga kjo bankë, ky shtetas ka patur vetëm 50 euro me këtë numër llogarie. Dokumenti rezultonte i falsifikuar dhe ndalimi I tij eshte bere ne aeroport ndersa po tentonte te largohej per ne Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB