Rihanna vajton gjyshen e ndarë nga jeta
01/07/2012 11:40
Rihanna është duke kaluar një moment të vështirë në jetën e saj personale, pasi në fundjavë u nda nga jeta gjyshja e saj e sëmurë, “Dolly”.
Vdekjen e Clara “Dolly” Brathwaite e bëri publike vetë këngëtarja në rrjetin social “Twitter”, ku ajo vajtoi këtë humbje nepermjet disa statusesh prekes.
Në rrjetin shoqëror, 24-vjeçarja shkroi: “Mirupafshim gjyshe. Qetësohu në paqe deri jnë ritakimin tonë”.
Më pas, Rihanna postoi disa fotografi prekëse të momenteve të saj më të bukura me gjyshen që luftonte prej disa kohësh nga një tumor i avancuar.
Top Channel