Interpretohen vepra të Cardew

01/07/2012 17:31

Tingujt e muzikës  shqiptare janë ndërthurur me atë të muzikës botërore këtë fundjavë në kryeqytet.

Mbrëmjen e së shtunës, në ambjentet e lulishtes së Muzeut Historik Kombëtar është luajtur një koncert i vecantë për të përkujtuar veprën e kompozitorit britanik Cornelious Cardew mbi 30 vjet pasi ai ndërroi jetë në moshen 52 vjecare.

Gjate karrieres së tij, Cardew u frymëzua shumë nga muzika e vendeve komuniste si Rusia, Kina apo edhe Shqipëria, gjë e cila u reflektua edhe tek krijimet e tij.

“Red Flag Prelude” ka qenë vepra e tij kushtuar Shqipërisë. Pjesa ka shërbyer si frymëzim për kompozitorin Vaso Tole, i cili psacërisht për këtë koncert ka krjuar një sonatë muzikore.

Mbrëmja ka vazhduar nën interpretimin muzikor të Orkestrës së Universitetit të Arteve, të cilët përvec pjesëve nga repertori i Cardew kanë luajtur edhe muzikë të kompozuara nga gjermani Christian von Borries, bazuar gjërësisht në punët e britanikut dhe sidomos në të ashtuquajturën “Fazë shqiptare të tij”.

Ndërkaq një orkestër e tërë ka ardhur nga Kanadaja për të performuar ndër të tjera pjesë shqiptare dhe kanadeze në një koncert në ambjentet e Teatrit të Operas dhe Baletit të dielën mbrëma, në ditën e festës kombëtare të Kanadasë.

Në repertor bëjnë pjesë simfoni nga “Lord of the rings” e kanadezit Howard Shore, si dhe pjesa muzikore “Vajzat e qytetit të gurtë”  nga i famshmi Cesk Zadeja.

West Coast Symphony Orchestra, u krijua në vitet 70 me emrin Vancouver Chamber Players, si një orkestër amatore dhe vit pas viti ka shtuar në radhët e saj instrumentistë të ndryshëm, duke arritur të jetë tani një prej orkestrave më të mira të Kanadasë Perëndimore.

Orkestra realizon mbi 20 koncerte cdo sezon në Kanda dhe vende të tjera të botës dhe udhëhiqet prej disa kohësh nga dirigjenti shqiptar Bujar Llapaj i cili ishte edhe iniciator i idesë për të performuar në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA