Robie William publikon foton e Ayda-s shtatzane

30/06/2012 00:00

Robie William së shpejti bëhet baba dhe ai duket se mezi po pret momentin që të mbajë në dorë fëmijën e tij.

Këngëtari ka publikuar një foto të gruas së tij Ayda, e cila tregon barkun e saj plot krenari dhe lumturi.

William do të bëhet babai i një vajzë në shtator, ndërsa fillimisht lajmin për publikun ai e tha në mars. Robie dhe Ayda kanë dëshirë ta quajnë vajzën e tyre Roberta, por në listë janë edhe emra Genevieve dhe Alice.Blerjet e fundit për fëmijën ata i kanë bërë në Petit Trésor, dyqani ekskluziv për fëmijë.

Një burim pranë William tha për “Star”: Ai gjithnjë ka dashur që të bëhej baba, kështu që do ta trajtojë vajzën e tij si princeshë. Robie ka dëshirë që vajza të ketë gjithcka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA