Komiteti ndërministror për 100 Vjetorin e Pavarësisë miratoi sheshet ku do të vendosen disa monumente të rëndësishëm që simbolizojnë përpjekjet një shekullore të shqiptarëve për krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Për të pestë monumentet, 4 prej të cilëve do të jenë në Tiranë, komiteti ka përzgjedhur vende kryesore publike. Monumenti i pavarësisë do të vendoset në Parkun Rinia, pranë Ministrisë së Mbrojtjes me pamje nga bulevardi kryesor.

Ky vend është kërkuar edhe nga dy krijuesit e monumentit, pasi ai merr në konsideratë edhe kërkesën e dy artisteëe për ta vendosur monumentin e pavarësisë në një mjedis të gjelbër.

Shtatorja e Ismail Qemalit, do të vendoset në lulishten në kryqëzimin e bulevardit Dëshmorët e Kombit në rrugën Ismail Qemali, pranë Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Shtatorja e Ahmet Zogut, u vendos të jetë në sheshin e sugjeruar nga bashkia, në sheshpushimin në fund të bulevardit që mban emrin e mbretit të parë dhe të vetëm të shqiptarëve, Zogu i Parë.

Shtatorja e Hasan Prishtinës do të vendoset në sheshin Paris, mes rrugës Mine Peza dhe rrugës së Durrësit, në qëndër të Tiranës.

Monumenti i pestë, ai i Kongresit të Lushnjës u vendos të jetë në lulishten kryesore të qytetit të Lushnjës.

Gjatë takimit të komitetit të 100 vjetorit, kryeministri u tregua i gatshëm t’i japë Bashkisë së Tiranës Teatrin e sotëm të Kukullave, me kushtin që më parë të gjendet një mjedis tjetër, po në qendër, për Teatrin e Kukullave.

“T’ia kthejmë bashkisë për të ndërtuar atje Këshillin Bashkiak. Por nuk duhet të privojmë fëmijët nga Teatri i Kukullave”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha propozoi gjithashtu, që qeveria të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e grupit të alpinistëve, që u ngjitën të gjithë në majën e Everestit, e konsideruar si Catia e Botës, dhe ngritën atje Flamurin Shqiptar me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA