Çiklizëm, nis Turi i Francës 2012

30/06/2012 18:00

Fabian Cancellara është fituesi i garës Prologë të edicionit të 99-të të turit të Francës në çiklizëm.

Zvicerani i RadioShack mbylli prologun i pari në rrugët e Liezhit e gjatë 6.4 km me kohën 7’13”, rreth 7 të qindat më shpejt se britaniku Bredli Vigins.

Çiklisti nga Berna ka garuar me 53.2 km/h duke veshur i pari fanelën e verdhë në “Tour de France 2012”.

Në vendin e tretë në etapën kronometër individual Liezh-Liezh u rendit francezi Silvën Shavanèl që shënoi të njëjtën kohë me Uigins.  

Fituesi i Turit të Francës në vitin e kaluar, Kedël Ivans nuk shkoi më shumë se vendi i 13-të me kohën 7 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që Rajder Hesxhedal, që këtë sezon fitoi Xhiron e Italisë u rendit në vendin e 15-të me 7 minuta e 31 sekonda.

Etapa e parë e Turit të Francës do të nisë në Liezh dhe do të përfundojë në Serein dhe është e gjatë 198 km.

Top Channel