Ndërsa klima është ngrohur dhe njerëzit i drejtohen masivisht plazheve, edhe ekrani i “Top-Channel” do të ndryshojë, për t’iu përshtatur sa më mirë kësaj stine.

Një prej risive që do të vijnë në ekran këtë verë është “Summer Fest”, festivali shëtitës në qytetet më të mëdha shqiptare.

Një format që do të dërgojë në Durrës, Pogradec, Vlorë, Korçë e shumë qytete të tjera të mëdha disa prej këngëtarëve më të mëdhenj shqiptarë dhe aktivitete të tjera të larmishme, “Summer Fest” nisi këtë të premte rrugëtimin e tij nga qyteti i Durrës.

Ledia Liku, një organizatore e “Summer Fest” dhe dy prezantuesit shumë të njohur për publikun, Flori e Xhemi, në një lidhje direkte në emisionin e “Pasdites”, treguan më shumë rreth kësaj nisme të “TCH”.

“Summer Fest ka nisur në qytetin e Durrësit që në orët e para me një panair që është i hapur dhe do të jetë i hapur deri në fillimin e koncerit me Liamin dj. Më pas do të vazhdojmë me koncertin, që nis nga ora 20:00,  këngëtarë si Flori, Julka, Marsela, Rina Bilurdaku dhe të tjerë. Do të ketë aktivitete gjatë të gjithë ditës, e nga Durrësi do të shkojmë në Vlorë, për të vazhduar çdo të premte në Sarandë, Lezhë, Pogradec dhe Korçë”.

Për Florin, që do të jetë përvoja e tij e parë si prezantues, “emocionet dhe përgjegjësitë janë të pamohueshme”. i njohur gjerësisht nga rolet e tij në “Portokalli”, Flori i bëri një ftesë të gjithë pushuesve që t’i bashkohen festivalit rrugëtues, të konceptuar në një mënyrë të veçantë.

“Pikërisht, pasi ne kemi dashur që njëkohësisht të reklamojmë edhe vlerat turistike dhe historike të kryeqendrave shqiptare, duke përmbushur kështu misionin tonë në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë”, shpjegoi Liku.

Hapen edicionet në “Big Brother 6” dhe “The Voice of Albania 2”


Përkrah emocioneve të “Summer Fest”, të shumta janë edhe ato emocione jashtë ekranit, të mijëra të rinjve që ëndërrojnë të bëhen pjesë e formateve më të suksessme të “Top-Channel” në edicionin e ardhshëm.

“Big Brother Albania 5” i shkoi prishtinaliut Arber Zeka! Djali nga Kosova çoi në shtëpi 80 milionë lekë. Mirepo ende pa kaluar kurioziteti rreth fituesit të fundit shqiptarët kudo që ndodhen po bëhen gati për fituesin e rradhës.

Edhe pse finalja e edicionit të gjashtë është ende shume larg tashme lajmi eshte qe audicionet kane filluar. Jo me larg se sot stafi realizues ndodhej ne Durres per aplikantet bregdetare.

Por, nuk eshte vetem ky format qe po kerkon protagonistet e vet te rinj. “The Voice of Albania” ose spektakli i ëerit shkoi gjithashtu ne prishtine ne edicionin e pare por kete vit po udheton ngado per te gjetur fituesin e dyte. Audicionet per kengetarin e ri me te mire shqiptar kane filluar ne shkoder dhe pas ndaleses ne durres do te udhetojne drejt struges e Tetoves.

Fituesit, per koinçidence te dy nga Prishtina duhet te behen menjehere gati te dorezojne kurorat sepse shqiptaret dhe kengetaret jane duke rendur drejt tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA