Sharon Stone, e “tejdukshme” në Paris

29/06/2012 10:10

Mbrëmjen e djeshme Sharon Stone ndodhej në Paris dhe në rrugët e kryeqytetit francez aktorja doli me një bluzë të tejdukshme që i tregonte gjoksin.

54-vjeçarja ishte e buzëqeshur dhe nuk e vrau mendjen për vëmendjen e paevitueshme që po merrte.

Aktorja ndodhet në Paris me djalin e saj 12-vjeçar për të kaluar disa kohë së bashku sepse kujdestarinë e tij e ka ish-bashkëshorti i Sharon dhe protagonistja e ‘Basic Instinct’ ka të drejtën e vizitave.

Sharon Stone është ndarë nga Phil Bronstein në vitin 2003 pas pesë vitesh martesë.

Cifti e ka adoptuar djalin në vitin 2000 pasi aktorja nuk arriti të bënte fëmijë.

Top Channel