Jessica Biel dhe goditjet ndaj Kate Beckinsale

29/06/2012 13:30

Jessica Biel ka goditur me shuplaka kolegen e saj Kate Beckinsale disa herë, por nuk bëhet fjalë për një sherr banal mes aktoreve të Hollivudit.

Në filmin ‘Total Recall’ Biel është ndjerë shumë në siklet sepse përveç faktit që duhet të godiste Kate, kishte edhe një problem tjetër: regjisori i filmit është bashkëshorti i Beckinsale.

“Gjatë xhirimeve mendoja se si do e godisja në fytyrë një grua kur burri i saj po më shikonte”, shprehet Biel për revistën ‘Empire’.

Jessica Biel është heroina e filmit ‘Total Recall’ dhe protagonistja negative është Kate Beckinsale: “Jemi goditur si burrat gjatë xhirimeve dhe e kemi kaluar kohën duke i kërkuar falje njëra-tjetrës.”

Nga ana tjetër, Beckinsale ka xhiruar një skenë erotike me Colin Farrell në këtë film dhe ka thënë se për të nuk ishte aspak problem që bashkëshortin e kishte përballë: “Nuk ishte një skenë seksi. Ishte më shumë si një përqafim miqësor.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta