EURO 2012, Pedro Proença arbitri i finales

29/06/2012 11:55

Arbitri portugez Pedro Proença është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar finalen e EURO 2012 mes Italisë dhe Spanjës që do të luhet të dielën në orën 20.45, në stadiumin Olimpik të Kievit.

Gjatë këtij turneu, portugezi ka gjykuar tre ndeshje, përfshirë finalistët: ndeshjen e Spanjës ndaj Irlandës (4-0) dhe atë të Italisë ndaj Anglisë (0-0). Ndeshja tjetër që ka arbitruar ëshë ajo mes Francës dhe Suedisë.

41-vjeçari debutoi në skenën ndërkombëtare në vitin 2003 dhe ka drejtuar më shumë se 65 ndeshje ndërkombëtare në karrierë.

Proença ishte gjyqtari i ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve të këtij viti mes Bayern Munchen dhe Chelsea.

Top Channel