Del Bosque: Nuk pendohemi që e shpëtuam Italinë

29/06/2012 12:55

Vicente Del Bosque është shprehur për mediat spanjolle se nuk është penduar që ndihmoi Italinë në kalimin e grupit duke mundur në ndeshjen e fundit Kroacinë e që tashmë do e ketë përballë në finalen e madhe të EURO 2012.

“Kurrë nuk pendohemi për “biskotën”. Bëmë atë që duhet të bënim duke luajtur në maksimum ndaj Kroacisë”, theksoi trajneri i Spanjës në lidhje me takimin që fitoi 1-0 ndaj Kroacisë.

“Do të jetë një ndeshje pa favoritë. Kemi dy ditë kohë për të dalë në përfundimet më të mira për të përballuar sfidën. Unë mendoj se Italia do të zbresë në fushë me formacionin që luajti ndaj Gjermanisë dhe nuk do të ndryshojë për ne”, shton Del Bosque.

Fabregas: Italia ka eksperiencë dhe lojtarë të mëdhenj

Cesc Fabregas, mesfushori i Spanjës, deklaroi në konferencën për shtyp të ditës së premte se Italia është një “skuadër shumë kompetitive”.

“Kanë eksperiencë dhe lojtarë të mëdhenj si Balotelli dhe Cassano. Ai që do të fitojë do e meritojë trofeun sepse Spanja dhe Italia kanë treguar se janë skuadrat më konsistente.”

Top Channel