Media franceze nuk ka më dyshim, ish-cifti presidencial, Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni-Sarkozy presin një tjetër fëmijë.
Sipas revistës “Closer” ish-modelja dhe këngëtarja italiane pret fëmijën e saj të dytë me Nicolas, ndërsa vetë ky i fundit do të bëhet baba për të pestën herë, dy me bashkëshorten aktuale dhe tre me ish-bashkëshorten Cecilia.
Megjithatë nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar, por fotografët kanë mundur të kapin imazhet që tregojnë barkun e fryrë të Carla-s.
Ish-cifti presidencial, ende nën vëmendjen e paparacëve dhe mediave gossip, u fotografua të kapur dorë për dore teksa dilte nga një hotel në Paris ku kishin zhvilluar një takim me lideren e opozitës së Mianmarit, Aung San Suu Kyi.
Top Channel