
Chris Hemsworth ka pranuar se gjatë karrierës së tij të deritanishme fiziku me muskuj e ka ndihmuar në fitimin e disa roleve të caktuara në filma si ‘Avengers’ apo ‘Snow White And The Huntsman’.
Por, aktori shpreson që muskujt e tij të mos lënë në hije aftësinë e interpretimit. Në një intervistë për revistën ‘GQ’, Hemsworth thekson: “Trupi më ka ndihmuar në karrierë, por aktori ka parësor interpretimin dhe shpresoj që mos të më kenë parasysh vetëm për rola të caktuara.”
Në filmin e tij të fundit Hemsworth interpreton gjahtarin në përrallën e Borëbardhës dhe zbulon disa teknika qetësimi para xhirimit të disa skenave të caktuara.
“Filloja të vrapoja rreth e rrotull për tu ndjerë më i qetë”, deklaron australiani.
Top Channel