Zgjerimi i rrugës së Elbasanit, kërkesë Bashkisë

28/06/2012 00:00

Pas dy javesh protesta, dhe thirrje publike, perfaqesuesit e
“Ekolëvizjes”, por edhe të shoqatës për mbrojtjen  e trashëgimisë
kulturore dhe historike kanë depozituar në bashki një kërkesë, ku i
kërkojnë zyrtarisht kreut të bashkisë të bëjë publike lejen e ndërtimit
për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit.

“Janë bërë të gjithë denoncimet e mundshme nuk ka asnjë përgjigje, ne duam të dimë nëse ka një leje ndërtimi për gjithcka ndodh atje. Ne duam të ndihmojmë Bashkinë e Tiranës, nëse ka punime pa leje dhe ajo nuk e di që po ndodh ne thjesht po përpiqemi t’ia vëmë në dispozicion. Ne kërkojmë thjesht të na thuhet nëse janë punime me leje apo pa leje”, tha Lame.

Lame ka deklaruar se kjo eshte nje kerkese zyrtare qytetare, qe kerkon t’u jape pergjigje qytetarve te tiranes per masakren qe po kryehet ne parkun e liqenit artificial

Top Channel

DIGITALB DIGITALB