Lady Gaga rikthen veshjet e çuditshme

28/06/2012 11:00

Fillimisht shokoi publikun me fustanin e saj prej mishi në MTV Video Music Awards të vitit 2010 dhe tani Lady Gaga e ka rikthyer këtë veshje në një koncert në Melburn të Australisë.

Përveç këtij kostumi, këngëtarja u ndërrua disa herë duke sjellë për publikun edhe shumë kostume të tjera po aq të rralla dhe të habitshme.

26-vjeçarja pas turit në Australi do të nisë koncertet në Europë ku do të performojë në Finlandë, Suedi dhe Britaninë e Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA