Anglia, “humbësit” në plazh

28/06/2012 17:00

Pas dështimit të radhës të kombëtares angleze në Euro 2012, është koha për futbollistët e saj që të shijojnë pushimet verore, përpara fillimit të një sezoni të ri të ngarkuar futbollistik.

Anglia ka fituar kompeticionin e saj të vetëm të madh në vitin e largët 1966, kur mundi në finalen e Botërorit Gjermaninë Perëndimore, por kjo nuk duket se ka shumë rëndësi për vetë futbollistët që përjetuan disfatën me Italinë në fushë.

Wayne Rooney, jashtë formë në këtë Europian dhe dy përgjegjësit kryesorë të eliminimit si dy humbësit e penalltive vendimtare, Ashley Cole dhe Ashley Young, u fotogruan në qetësinë e tyre me një grup miqsh në Los Anxhelos.

Pas disa minutash në shoqërinë e shokëve të tij, Rooney iu rikthye gruas në banjon e diellit dhe kredhjen pranë pishinës së një kompleksi turistik në të cilin është duke kaluar këto ditë të nxehta.

Ndërkohë, dy Ashleyt, të cilët duket se kanë më pak nevojë për rrezet e diellit, u argëtuan me strukturat e shumta qe ofronte resorti ne brendesine  e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA