“Snoop Dogg†ndalohet për drogë në Norvegji
28/06/2012 18:00
Reperi “Snoop Dogg” u ndalua në aeroport pas mbërritjes në Norvegji, pasi autoritetet zbuluan në zotërimin e tij një sasi marijuane.
40-vjeçari u zbulua nga një qen antidrogë në aeroportin e Kristiansen me një sasi prej tetë gramësh me vete, raportoi revista “TMZ”.
Në bazë të ligjit norvegjez, ai u gjobit me 12 mijë kronë (rreth 2 mijë dollarë) dhe më pas u la i lirë.
“Snoop Dogg” udhëtoi deri në vendin skandinav për të marrë pjesë në një festival muzikor.
Ky është arrestimi i dytë i reperit vetëm brenda këtij viti për zotërim të lëndeve narkotike, pasi u ndalua në janar në Sierra Blanka, Teksas, në zotërimin e një sasie tjetër marijuane.
Top Channel