Zogjtë njohin zërat dhe fytyrat

27/06/2012 00:00

Zogjtë janë në gjendje të njohin fytyrat dhe zërat e njerëzve me të
cilët janë në kontakt të vazhdueshëm. Të paktën kështu pretendohet nga
një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të
Lincolnit, në Britaninë e Madhe dhe të Universitetit të Vjenës, të cilët
kanë studiuar sjelljet e pëllumbave dhe korbave, në dy eksperimente të
ndryshme.

Studimi i parë, i publikuar në revistën “Avian Biology Research”, ka evidentuar se pëllumbat arrijnë të njohin qeniet njerëzore të afërta dhe jo të afërta. Ekipi i shkencëtarëve ka stërvitur fillimisht një grup pëllumbash që të njohin diferencën mes fotografive të objekteve familjare dhe fotografive të objekteve të panjohura.

Më pas këtyre pëllumbave u janë treguar fotografitë e disa çifteve: një fytyrë ishte shpesh në kontakt me zogjtë, ndërsa tjetra ishte e panjohur për ta. E njëjta gjë është bërë dhe për grupin e zogjve të pastërvitur paraprakisht për të njohur objektet familjare.

Në përfundim, zogjtë që ishin stërvitur ishin në gjendje të njihnin dhe klasifikonin personat familjarë duke përdorur vetëm fytyrat. Në një studim tjetër, të publikuar në revistën “Animal Cognition”, shkencëtarët kanë studiuar aftësinë e korbave për të dalluar zërat e qenieve njerëzore të afërm me njëri-tjetrin, ose jo. Një studim i mëparshëm ishte përqendruar në aftësinë e korbave për të njohur dhe komunikuar brenda llojit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA