Vapa afrikane, xhirafat në pishinë

27/06/2012 16:40

Pothuajse të gjithë mbajnë mend se e kanë pasur të vështirë të mbajnë kokën lart apo se kanë pirë sadopak ujë, në tentativën e parë për të notuar.

Megjithatë, nuk ndodh kështu kur ajo që do të mësojë notin është një xhirafë, problemi i fundit i së cilës është të mbajë kokën mbi ujë.

Në një resort pushimi me fusha golfi dhe pishina në Tanzani, jeta e egër që rrethon kompleksin është një prej tërheqjeve kryesore për turistët dhe si rrjedhojë, pamja e një xhirafe nuk është diçka e rrallë.

Megjithatë, një specie 3-vjeçare tregoi një kurajo të pabesueshme, teksa iu afrua njerëzve më shumë se zakonisht dhe u zhyt për të notuar në pishinë.

Ndonëse xhirafat jetojnë në disa prej zonave më të nxehta të planetit, duket se as ato nuk janë të mësuara me kushtet e vapës ekstreme dhe freskimi në një pishinë ishte një zgjedhje e mirë për të kaluar kohën për kafshën.

Fotografitë e saj u kapën sakaq nga disa turistë dhe u publikuan në disa rrjete sociale dhe disa faqe kuriozitetesh në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA