Tendenca me bikini të bardha
27/06/2012 17:25
Stina e nxehtë ka mbërritur dhe “aparatet” janë dyndur nëpër plazhet dhe komplekset turistike më të famshme në botë për të dokumentuar yjet e botës së muzikës, kinemasë, futbollit etj.
Veshja dhe sjellja e tyre kanë ndikim tek miliona fansa. Por cilat janë ngjyrat e kësaj stine?
Nga Michelle Hunziker, Rihanna, Kelly Brook, Serena Williams e shumë të tjera, ngjyra e bardhë është mbretëresha e stinës. Thuajse të gjitha të famshmet janë në një mendje në këtë verë; bikini të bardha.
Top Channel