Krehjet e thjeshta që i rezistojnë vapës

27/06/2012 19:35

Pamja e jashtme dhe bukuria trupore ka një rëndësi të shtuar për të gjitha femrat në këtë stinë të vitit.

Periudha e nxehtë është ajo që nxjerr në pah më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit linjat tërheqëse apo ato jo të tonifikuara.

Emisioni i “Pasdites” në “Top-Channel” i kushtoi ditën e mërkurë vëmendje pikërisht disa metodave të thjeshta se si mund të jesh e bukur pa shumë sforco, duke nisur nga kujdesi për flokët.

Parukueria Mirka Leka, këshilloi gjatë emisionit disa  krehje të thjeshta, që mund të realizohen edhe në kushte shtëpie në fare pak kohë.

“Duke qenë se jemi në periudhë vere, djersitja dhe gjithçka tjetër ndikon tek mbajtja e flokëve dhe nëse bën një krehje normale të përditshme, si rrjedhojë e nxehtësisë, ajo mund të prishet fare lehtë. Gjithsesi, ka disa metoda për t’u dukur më bukur, disa stilime të çastit ose që mund të bëhen në parukueri në pak kohë”, shpjegoi parukieria në materialin filmik të transmetuar gjatë emisionit.

Zonja Leka, duke shmangur të gjitha mjetet kryesore të një parukerie, nga krëhëri, masha, piastra, etj, demonstroi fillimisht disa modele të përshtatshme pas një larje të kokës.

Në video e bashkangjitur, mund të konsultoni këto stilime, të kryer prej parukieres vetëm nëpërmjet duarve dhe kërficave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA