Federata Gjermane e Futbollit i ka tërhequr vëmendjen të dashurës së mesfushorit Sami Khedira, modeles bukuroshe Lena Gercke, pasi veshjet e saj në stadiumet e Polonisë dhe Ukrainës gjatë EURO 2012 kanë qenë shumë seksi.
Lajmin e ka bërë të ditur revista gjermane ‘Bunte’. Lena ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij turneu pas publikimit të një fotoje shumë sensuale së bashku me futbollistin në kopertinën e revistës GQ para disa muajsh.
Modelja i ka ndjekur të gjitha ndeshjet e kombëtares gjermane së bashku me vëllain e partnerit, Rani Khedira, i cili është lojtar i Gjermanisë U-17.
Shtypi gjerman zbulon se partneret e futbollistëve të tjerë të skuadrës së Low janë shumë xheloze nga protagonizmi që ka fituar Lena në ndeshjet e Gjermanisë.
Top Channel