Capello sulmon Rooney-n

27/06/2012 12:05

Ish-trajneri i Anglisë Fabio Capello ka akuzuar sulmuesin anglez Wayne Rooney duke thënë se ai luan mirë vetëm për Manchester United dhe lë pas dore kombëtaren.

Tekniku italian deklaroi për ‘The Sun’: “Pasi pashë ndeshjen që bëri ndaj Italisë mendoj se Rooney kupton vetëm anglishten e skocezëve sepse ai luan mirë vetëm për Manchesterin e Sir Alex Ferguson.”

Capello sulmoi futbollistin anglez pasi ky i fundit javën e kaluar u shpreh se komunikimi në skuadrën e Anglisë është më i mirë me teknikun anglez Roy Hodgson.

Rooney kishte thënë: “Trajneri anglez është më i përshtatshëm sepse lojtarëve nuk i shpëton asgjë nga ato që thotë dhe një trajner anglez ka më shumë besim tek ne.”

Wayne Rooney shënoi vetëm 1 gol në 2 ndeshjet e luajtura në EURO 2012. Anglia u eliminua në çerekfinale nga Italia në serinë e 11-metërshave.

Top Channel