UEFA, akuza ndaj Spanjës dhe Rusisë

26/06/2012 16:55

UEFA ngriti akuza ndaj Federatës Spanjolle dhe asaj Ruse për sjellje të papërshatshme të tifozerive të tyre gjatë ndeshjeve të Euro 2012.

Sipas një deklarate të UEFA-s, thirrje raciste u realizuan nga tifozët iberikë në ndeshjen e 10 qershorit ndaj Italisë, ndërsa tifozët rusë ofenduan futbollistët me ngjyrë në Republikës Çeke në datën 8 qershor.

Rusia është dënuar edhe më parë në këtë Europian, për përballjet e tifozëve të saj në një betejë urbane me huliganët polakë, për hedhjen e fishekzjarreve dhe shpalosjen e banderolave të paligjshme.

Për këtë arsye, kombëtarja ruse do të nisë fushatën e ardhshme kualifikuese të Europianit me gjashtë pikë më pak.

Nëse akuzat do të vërtetohen, të dy Federatat pritet të përballen me gjoba financiare.

Federata Kroate e Futbollt gjithashtu është ndëshkuar me 100 mijë euro gjobë për korret raciste ndaj Mario Balotellit në ndeshjen e grupit, ndërsa futbollisti danez Nicklas Bendtner u gjobit me pothuajse 120 mijë euro, pasi luajti një ndeshje me pantallona ku afishohej marka e sponsorit.

Top Channel