Ndërsa në këtë stinë të nxehtë të gjithë planifikojnë se ku do të kalojnë pushimet e tyre, një zgjedhje e mirë për të apasionuarit pas natyrës dhe aventurës janë kampingjet e ndryshme në të gjithë Shqipërinë.
Gjithmonë e më popullorë, kampingjet janë gjithashtu një zgjidhje e mirë ekonomike për shumë e shumë të rinj, që nuk duan të kalojnë pushime pasive e duan t’i mbushin ato me aktivitete dhe njohje sociale.
Për të folur rreth tyre, në studion e “Pasdites” ishte i pranishëm Ened Mato, ambientalist dhe drejtues i kampingut të Jalës dhe Andreina Bushi, një e apasionuar pas natyrës dhe aventurave në qiell të hapur.
Gjithmonë e më popullorë, kampingjet janë një zgjidhje e mirë dhe ekonomike për shumë e shumë të rinj, që nuk duan të kalojnë pushime pasive e duan t’i mbushin ato me aktivitete dhe njohje sociale.
Për të folur rreth tyre, në studion e “Pasdites” ishte i pranishëm Ened Mato, ambientalist dhe drejtues i kampingut të Jalës dhe Andreina Bushi, një e apasionuar pas natyrës dhe aventurave në qiell të hapur.
“Dashuria për natyrën bën që të gjesh zgjidhje apo shërbime që funksionojnë në harmoni me natyrën dhe mjedisin. Kam dhjetë vjet që e drejtoj kampingun dhe mendoj se kam situatën nën kontroll, por prapë nga video që ju transmetuat në studio kuptoj se nuk është kështu. Në atë sekuencë filmike (i referohet videos se mesiperme), dukej qartë se secili argëtohej në mënyrën e tij, duke respektuar rregullat e vendosura dhe kjo është e veçanta e kampit, që ka një komunitet që bashkëjetojnë bashkë, pak a shumë si fqinji me fqinjin”, nisi përshkrimin e tij Mato.
Duke folur për filozofinë e kampingut, i riu shtoi: “Prakticiteti është qëllimi kryesor, ështu si akomodimi dhe shpirti i grupit. Nuk është një pushim pasiv që të shtrihesh në shezllon, por është ideja që përshtatesh me një terren të vështirë dhe të egër, për të cilin duhet kontributi i të gjithëve. Shpesh, duket që në pamje një njeri që vjen për herë të parë në kamping, pasi vijnë me valizhe apo taka, gjëra tërësisht të papërshtatshme për atë lloj aventure që ofron ky lloj pushimi”.
Duke u përqendruar konkretisht tek kampi, Mato shtoi: Kampi ka aktivitete, socializim dhe vendos në thelb dashurinë për natyrën e për mbrojtjen e tij. Ky është një zhvillim turistik pro mjedisit, mirëpret shumë të rinj dhe të reja dhe të gjitha strukturat rrotull Jalës nuk mirëpresin dot po kaq vizitorë si kampi, me kapacitet prej 500 personash. Dhe kryesorja është që kur mbyllet sezoni, as që duket ndonjë gjurmë që në këtë copë tokë kanë bashkëjetuar kaq shumë persona. Unë e kam filluar në vitin 1999 kampingun dhe sot ka me dhjetëra kampingje, ku janë të punësuar shumë të rinj. Çmimi është një tjetër argument në favor të kampingjeve, sepse me një mijë lekë në ditë për person garantohet fjetja, mëngjesi, darka dhe aktivitete si ping pong, kalceto, zhytje e sporte të tjera”.
“Dashuria për natyrën bën që të gjesh zgjidhje apo shërbime që funksionojnë në harmoni me natyrën dhe mjedisin… Kam dhjetë vjet që e drejtoj kampingun dhe mendoj se kam situatën nën kontroll, por prapë nga video që ju transmetuat në studio kuptoj se nuk ëshët kështu. Në atë sekuencë filmike (I referohet një materiali të transmetuar në emision), dukej qartë se secili argëtohej në mënyrën e tij, duke rrespektuar rregullat e vendosura dhe kjo është e veçanta e kampit, që ka një komunitet që bashkëjetojnë bashkë, pak a shumë si fqinji me fqinjin”, nisi përshkrimin e tij Mato.

Top Channel