Një turist u vetëvra në mesnatën midis të dielës dhe të hënës duke u hedhur nga kulla Eiffel, në Paris.
Ndonëse tërheqja më e madhe turistike e kryeqytetit francez ishte e mbyllur, në orën 11:30 u pa se dikush kishte mbetur ende në majë dhe zjarrëfikësit evakuan zonën, por nuk mundën të shmangnin hedhjen e turistit, për të cilin dihet vetëm se komunikonte në anglisht.
Disa qindra persona të ndodhur pranë Eiffelit dëshmuan rënien e lirë nga një lartësi prej rreth 360 metrash.
Një burim brenda policisë tha: “Nuk është hera e parë që dëgjojmë për vetvrasje nga kulla Eiffel, por është shumë e rrallë që dikush të ngjitet deri në majë fare. Viktima, mashkull rreth 30 vjeç, u pa duke u ngjitur nga struktura metalike pasi ashensorët nuk punonin në atë orë. Policët u përpoqën të negocionin, por ai kishte vendosur të vetëvritej dhe pasi u ngjit në majë, thjesht u hodh”.
Drejtuesit e kullës refuzuan të komentonin ngjarjen, duke u justifikuar me faktin se disa vetvrasje ndodhin çdo vit në Eiffel.
Inxhinjeri francez Gustave Eiffel ndërtoi simbolin e famshëm të Parisit për disa vjet me radhë, deri në përfundimin e punës në vitin 1889.
Pavarësisht masave të forta të sigurisë, që prej ndërtimit të kullës,janë dokumentuar 370 tentativa vetvrasje, 341 prej të cilave përfunduan me vdekje.
Top Channel