Video-lojërat kanë zëvendësuar kukullat në listën e preferencave të vajzave për herë të pare në histori.
Një studim mbi dëshirat e fëmijëve zbulon gjithashtu se video-lojërat kanë zënë vendin e lojërave me ndërtim edhe tek djemtë.
Kërkimi është realizuar në Britaninë e Madhe dhe ka dalë në përfundimin se Xbox-et dhe Playstation-at janë më të pëlqyer për zbavitje. Që në vitin 1980, Game Boy i lançuar nga Nintendo nisi të ishte shumë i preferuar.
Me kalimin e kohës, perfeksionimi i video-lojërave me daljen në treg të Playstation nga Sony apo Xbox nga Microsoft, bëri që lojërat elektronike të ishin më të pëlqyerat nga fëmijët.
Janë marrë në pyetje rreth 2000 fëmijë dhe ajo që ra në sy është që edhe vajzat tërhiqen më shumë nga video-lojërat duke lënë në vend të dytë kukullat.
Top Channel