Një italiane humbi betejën me kancerin në fundjavë, pasi vendosi të shtynte trajtimin që mund të dëmtonte djalin e saj kur ishte shtatzanë.
28-vjeçare, Chiara Corbella gëzonte një martesë të lumtur me Enrico Petrillon, por më parë çifti kishte humbur dy fëmijë, Daviden dhe Marian, për shkak të defekteve në lindje.
Në vitin 2010, sipas Agjensisë Katolike të Lajmeve, Corbella mbeti shtatzanë sërisht dhe këtë herë fëmija gëzonte shëndet të plotë.
Mjerisht, në mesin e shtatzanisë, e reja u diagnostikua me një formë agresive kanceri dhe mjekët i bënë të qartë që mund të kishte shanse për t’i mbijetuar sëmundjes vetëm nëse do të niste trajtimin në mënyrë të menjëhershme.
Megjithatë, fillimi i kimioterapisë në atë moment do t’i kishte kushtuar jetën djalit të saj të palindur.
Për këtë arsye, Chiara vendosi të sakrifikonte me vetëdije të plotë jetën e saj për atë të djalit, Franceskos, i cili lindi tërësisht i shëndetshëm.
Djali erdhi ne jete në 30 maj 2011 dhe nisja e trajtimit pas kësaj date, vetëm sa i mundësoi 28-vjeçares të jetonte edhe një vit më shumë.
Në një letër lamtumire, ajo i shkroi të birit se “do të kujdesej për të nga qielli, ku do të bashkohej më në fund me vëllain dhe motrën e tij”. Në fund, në letrën prekëse, përveç bekimit për të birin, nëna shprehu dhe një dëshirë të fundit. “Bir, bëj krenar babain tënd për ty”, amaneti i lene prej saj.
Top Channel