Champions League, Skënderbeu përballë Debrecenit

25/06/2012 00:00

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka vendosur përballë kampionit
shqiptar Skënderbeu skuadrën hungareze të Debrecenit. Një short i
vështirë ky për korcarët pasi përballë tyre do të jetë skuadra më e
sukseshme në këto 10 vitet e fundit në Hungari.

Ekipi i Debrecenit i cili drejtohet nga Elemer Kondas ka fituar 6 tituj kampion nga viti 2005 e deri më sot. Sezonin e kaluar kjo skuadër u kualifikua për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, por përballë Fiorentinës, Lionit dhe Liverolit nuk mori dot asnjë pikë duke u dalë jashtë këtij kompeticioni me 0 pikë. 

Ndeshjen e parë kampionët e Shqipërisë do ta luajnë në Korcë me 17-18 korrik ndërsa atë të kthimit pas një jave në Hungari. Shorti duket se ka qenë më bujar me Tiranën e cila do të ketë përballë ekipin nga Luksemburgu, Grevenmacher, skuadër që nuk ka asnjë titull kampion. Ndryshe nga bardheblutë shqiptare paraqitjet e Grevenmacher në europë janë jo fortë të mira.

Ky ekip nuk ka mundur të kalojë asnjëherë raundin e parë pareleminator. Në turin paraeleminator të Europa League, Flamurtari i Vlorë do të ndeshet me hungarezët e Budapest Honved skuadër kjo që e mbylli sezonin në vendin e katërt në kampinatin vendas. 2 Sezone më parë hungarezët i dhanë fund aventurës europiane në raundin e tretë paraeleminator aty ku u mundën nga turqit e Fenerbahces. Shorti i vështirë mund të quhet edhe për Teutën, nënkampionen e Shqipërisë e cila do të ndeshet me gjeorgjianët e Metalurgi Rustavi, skuadër kjo që sezonin e kaluar arriti deri në turin e tretë paraeleminatore të Europa League. Ndeshjet e para të skuadrave tona në Europa League do të luhen në Shqipëri në 5 korrik.

Top Channel