Në prag të Samitit të BE-së

24/06/2012 21:30

Në mbyllje të një javë të trazuar financiare, liderët e katër ekonomive kryesore të zonës së euros, apeluan për më shumë fonde për konsolidimin e ekonomisë në krizë.

Një stimul i fuqishëm nevojitet në këto momente sipas liderëve të katër ekonomive të mëdha të eurozonës. Pas bisedimeve në Romë, udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Francës paraqitën planet e tyre për një paketë të re prej 130 miliardë eurosh duke e cilësuar të një rëndësie jetike për unionin monetar.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Presidenti francez Francois Hollande tha se fondet ishin të barazvlefshme me rreth 1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Eurozonës. Ai shtoi se nëse miratohet paketa do të nxiste rritjen. lideret po përpiqen të gjejnë gjuhen e perbashket para samitit te BE-se javën e ardhshme.

E megjithate, ka ekspertë që mendojnë se një përgjigje reale për krizën e borxhit nuk pati. Edhe pse konturet e vizionit që kancelarja gjermane ka dëshiren ta pershkruajë si “më shumë Europë” u bënë më të dukshme të paktën nga ana skematike, pozicionet ende nuk jane te njëjta.

Merkel flet shumë për kontroll e përgjegjësi, Hollande preferon të fokusohet tek solidariteti mes europianëve dhe jo kursimet e rrepta.

Eurozona me 17 anëtarë gjendet nën një presion të madh për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme për krizën e borxhit dhe atë bankare që e ka mbërthyer.

Në Luksemburg, ku ministrat e Financave të Bashkimit Evropian mbyllën dy ditë bisedime, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christinë Lagarde e përforcoi këtë ndjesi, kur tha se ekziston nje tension shtesë dhe nje stres i rritur si për bankat, ashtu dhe për anëtarët e eurozonës.

Dyshimet u përforcuan këtë javë ndërsa kostot e huamarrjes afatgjatë për Spanjën kapën një kulm të ri.

Të enjten në mbrëmje, agjencia e vlerësimit të aftësisë kredimarrëse, “Moody’s” ia uli vlerësimin 15 bankave dhe institucioneve financiare. Por anëtarët e Bashkimit Evropianë kanë ide të ndyshme për mënyrat e rimëkëmbjes së ekonomisë së Eurozonës.

Dhe me zgjedhjen e Presidentit Hollandë, fronti i bashkuar mes Francës dhe Gjermanisë është ndarë për cështje si bonot e thesarit dhe masat e rritjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA