Balotelli në një fushë gruri

24/06/2012 21:55

Portreti i  Mario Balotellit, i madh rreth 27 mijë metra katror, në një fushë të mbjellë me grurë. Kjo është vepra e fundit e artistit nga Verona, Dario Gambarin.

Ky ishte mes të tjerave edhe një urim fatsjellës për bomerbin “axurr” që është një prej protagonistëve të sfidës Itali-Angli në Euro 2012.

Gambarin, i njohur si artisti që i ka dedikuar portretet e tij gjigande në “gjelbërim” personazheve si Barak Obama dhe Nelson Mandela, ka portretizuar sulmuesin “axurr” me shpinë me krefshën e tij Mohikane dhe në bluzën e tij ku shkruan: Italia.

Vepra me dorë të lirë, pa një skicë përgatitëse, është portretizuar me traktor nga Gambarin në një fushë të Castanjaros në Verona. “Desha t’u bëja një homazh të gjithë “axurëve” pa dallim”, thotë Gambarin. Por krefsha bionde e Balotellit duket të jetë bërë qëllimisht për t’u pikturuar në një fushë gruri të korrur”.        

Top Channel