Kushtetuta e George Washingtonit, shitet për 10 mln $

23/06/2012 04:10

Është shitur për shifrën e 10 milion $ kopja personale e Kushtetutës së SHBA-ve të Xhorxh Washingtonit, bën të ditur shtëpia e ankandeve Christie’s.

Libri, me shënimet e vetë presidentit të parë, është shtypur në vitin 1789, viti i tij i parë në detyrë.

Vlera fillestare e tij shkonte prej 2 deri 3 milionë$, por oferta rriti çmimin për shkak të vjtërsisë 223-vjeçare të librit.

Historianët thonë se shënimet e Uashingtonit janë ato që e bëjnë librin kaq të vlefshëm.

I lidhur me lëkurë libri është përshkruar në gjendje pothuajse të pacënuar dhe i vulosur me stemën e familjes Uashington.

Ai gjithashtu përmban aktet e para të Kongresit, të cilat përfshinin legjislacionin për të krijuar shtetin, gjyqësorin, departamentet e mbrojtjes dhe thesarit të qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA