Anglia, shpërblim i majmë në rast kualifikimi

23/06/2012 00:00

Federata Angleze e futbollit ka vendosur t’i japë një shpërblim të majmë
skuadrës përfaqësuese në rast fitore Euro 2012. Sipas asaj që
publikohet në median britanikë, institucioni më i lartë i futbollit
është gati të  akordojë një fond prej 20 milionë Paund për Tre Luanët.

Anglia pas kualifikimit për në fazën finale të Euro 2012 përfitoi 6.7 milionë Paund, ndërkohë që kalimi për në cerekfinale të evenimentit i solli kësaj skuadre 2.2 milionë Paund.

Në rast se skuadra e Roi Hoxhson do të fitojë ndaj Italisë do të marrë edhe 1.7 milionë Paund të tjerë. Nëse kalon në finale do të përfitojë 2.5 milionë Paund, ndërsa triumfi final i siguron asaj 6.2 milionë Paund.

Megjithatë trajneri Hoxhson deklaroi se nuk mendon për anën financiare të kësaj aventure, por vetëm për lavdine e skuadrës.

‘Shpërblimi financiar është gjëja e fundit në mendjen e futbollistëve të mi-tha Hoxhson-fitorja në fund do të ketë një domëthënie më të madhe për ne. Do të na pëlqente të ktheheshim ne vend me nje medalje’.

Top Channel