Ronaldo: Dua finalen!

22/06/2012 10:20

Pas fitores me Republikën Çeke, Portugalia dhe Cristiano Ronaldo i kanë vendosur vetes si qëllim kalimin në finale, ku do të tentojnë të fitojnë trofeun e tyre të parë të madh ndërkombëtar.

Tashmë në gjysmëfinale, Portugalia është konfirmuar si një skuadër e qëndrueshme dhe me një Ronaldo në formë, ka të gjitha gjasat që të mposhtë edhe “peshat e rënda” të Europianit, duke dalë fituese.

”Përballë Çekisë, e merituam fitoren plotësisht. Jam i dërrmuar, pasi ndaj meje luajtën shumë ashpër, ashtu si në ndeshjen e mëparshme me Holandën, por jam i kënaqur që vazhduam më tej dhe u lumtur për golin e shënuar”, deklaroi ylli i “luzitanëve” dhe Real Madridit.

”Tashmë mendojmë për etapën e ardhshme dhe të shohim se kundër kujt do të luajmë në gjysmëfinale (njëra midis Spanjës dhe Francës), por shpresa është e madhe. E rëndësishme është të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bëjmë hap pas hapi, por besoj se me të vërtetë mund t’ia dalim mbanë. Objektivi i ardhshëm është finalja”, tha pas ndeshjes 26-vjeçari në një intervistë për të përditshmen sportive portugeze, “A Bola”.

Top Channel