Lebron James mbreti i NBA

22/06/2012 00:00

Miami Heat është kampioni i NBA për këtë sezon ndërkohë që LeBron James merr për herë të parë në karrierën e tij trofeun e kampionit në basketbolin amerikan.

Në sfidën e 5 të finaleve Heat mundi 121-106 Oklahomën duke mbyllur serinë e finaleve me rezultatin 4-1.

Lebron James i cili humbi finalen në vitin 2007 me fanelën e Cleveland dhe 1 vit më parë me fanelën me Miami Heat,  në ndeshjen e fundit të këtij sezoni shënoi 26 pikë duke u shpallur dhe lojtari më i mirë i serisë së finaleve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta