EURO 2012, Helder Postiga humbet gjysmëfinalet

22/06/2012 17:25

Helder Postiga nuk do të jetë i disponueshëm në gjysmëfinalet e EURO 2012. Sulmuesi portugez u dëmtua në çerekfinalen ndaj Republikës Ceke dhe do të humbasë përballjen me fituesin e çiftit Spanjë-Francë.

Në një komunikatë për mediat, Federata Portugeze e Futbollit (FPF) konfirmoi dëmtimin muskulor të 29-vjeçarit që luan me Real Zaragoza.

Postiga la fushën e lojës në minutën e 40 të pjesës së parë dhe u zëvendësua nga qendërsulmuesi i Beshiktashit, Hugo Almeida.

Gjysmëfinalja Portugali-Spanjë/Francë do të luhet më 27 qershor në Donetsk (Ukrainë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA