EURO 2012, Gjermania me rezerva në sulm

22/06/2012 17:15

Mediat sportive gjermane publikojnë se Joachim Low do të ndryshojë formacionin në ndeshjen e sotme ndaj Greqisë, çerekfinalja e dytë e EURO 2012.

Sipas ‘Sport Bild’ dhe ‘Kicker’, Miroslav Klose do të luajë në vend të Mario Gomez. Edhe pse qendërsulmuesi me origjinë spanjolle ka shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e grupit duket se do e nisë nga stoli fazën me eliminim direkt.

Low do të zgjedhë eksperiencën e Klose, i cili ka shënuar 63 gola në 119 ndeshje me kombëtaren gjermane.

Por, ndryshime të tjera priten në formacionin e Gjermanisë: në pritje të konfirmimit zyrtar, Thomas Muller dhe Lukas Podolski do të jenë në stolin e rezervave e në vend të tyre do të aktivizohen nga minuta e parë Marco Reus dhe Andre Schurrle.

Top Channel