Gjermania kaloi në gjysmëfinalet e Euro 2012, pasi mundi ekipin përfaqësues të Greqisë me rezultatin 4-2.
Një fillim i mirë i gjermanëve vazhdoi përgjatë gjithë 45 minutave të pjesës së parë të cilat edhe pse me shumë raste për ta u mbyll me golin e vetëm të kapitenit Philip Lahm që kalibron në rrjetë një gjuajtje nga jashtë zone.
Pjesa e dytë nis me një të papritur teksa pavarësisht lojës së mirë të gjermanëve Samaras barazon rezultatin dhe con grekët në delir. Një gëzim që do të zgjasë vetëm 6 minuta pasi nga një kros në zonë Khedira shënon me një akrobaci para mbrojtësve grekë. Goli i tij do të pasohej nga ai i Miroslav Kloses që shënon me kokë, ndërsa Reus do të mbyllë llogaritë me grekët.
Një 11-metërsh i kthyer në gol nga Salpingidis për helenët, do të shkurtonte diferencat vetëm sa për statistikë.
“Pantzerat” gjermanë në këtë mënyrë vazhdojnë marshimin drejt synimit të tyre që është edhe shpallja Kampionë të Europës.
Gjermania do të njohë kundërshtarin e saj nga cifti tjetër cerekfinalist, Angli-Itali.
Top Channel