Skandal për monsinjor Fernando Maria Bergallo, titullar i dioqezës së
Merlos, në periferi i Buenos Aires, e njëkohësisht zyrtar i CARITAS për
Amerikën Latine.
Një televizion argjentinas ka treguar pamje, kur peshkopi ndodhej në disa momente intime me një grua në një plazh të Karaibeve. Pamjet shkaktuan shumë reagime. Peshkopi nxitoi t’i telefononte televizionit që transmetoi pamjet dhe t’i shpjegonte se imazhet i përkisnin disa viteve më parë gjatë një udhëtimi në Meksikë, ku takoi një mikeshë të fëmijërisë e që praktikisht e ka njohur gjithë jetën. “Kërkoj ndjesë për keqkuptimin dhe për interpretimet që rrodhën pas transmetimit të imazheve në media.
Megjithatë mediat vendase i vënë theksin rëndësisë së pushimeve luksoze të peshkopit. Burime të mirëinformuara thonë se të mërkurën në mbrëmje, zyrtarë të lartë të Kishës janë mbledhur për të shqyrtuar me seriozitet atë çfarë ka ndodhur e ndoshta peshkopi mund të vihet nën hetim.
Top Channel