Portugalia në gjysmëfinale, mund Cekinë

21/06/2012 22:45

Cristiano Ronaldo merr sërish për dore Portugalinë dhe e con atë në gjysëmfinalet e këtij Europiani. Përfaqësuesja e Paulo Bento mundën 1-0 Republikën Ceke dhe tashmë presin sfidën Francë – Spanjë, fituesja e të cilës do të jetë kundërshtari i tyre i rradhës.

Parashikimet dolën, Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës ishin shumë më lart se kundërshtarët cekë. Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte lojtari i Realit, por shtylla nuk e lejoi që triblimi perfekt i tij të mbyllej gol.

Në të dytën portugezët janë sërish më të gjallë dhe më të rrezikshëm. Tentativat e tyre për të zhbllokuar rezultatin ndaleshin nga Peter Cech. Por në minutën e 79’ Kristiano Ronaldo me zgjuarsinë e tij arriti të mposhtë gardianin e portës ceke.

Pas golit portugezët shpërdorojnë edhe disa raste të tjera. Në minutat e mbetura goli i dytë nuk erdhi, por gjysëmfinalja është tashmë në kasafortën e Portugalisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA