Muzika në ambientin e punës e rrit produktivitetin

21/06/2012 00:00

Në shumë ambiente pune muzika ndalohet, pasi është krijuar ideja se ajo
të shpërqendron. Por, një studimi i fundit ka vërtetur krejtësisht të
kundërtën e asaj që besohej deri më tani: ajo i shpërqendron punonjësit
nga stresi i akumuluar apo zhurmat e ndryshme që mund të vijnë qoftë
edhe nga rruga dhe kanë një intensitet të lartë.

Pra, varet nga lloji dhe intensiteti i “zhurmës” që është në sfond nëse ne punojmë më mirë ose më keq. Zhurma e prodhuar nga kalimi i një automjeti, për shembull, është diku te rreth 70 decibel.

Një nivel i njëjtë mund të përdoret për shkallën e volumit të muzikës që mund të shërbejë si sfond në ambientin e punës, sugjeron profesor Ravi Mehta, nga Universiteti i Ilinois, i cili ka studiuar faktin se si zhurma që është në sfond ndikon në tru gjatë zhvillimit të detyrave të ndryshme.

Zhurma në sfond, për të pasur efektin e dëshiruar në produktivitetin e punës duhet të jetë në një nivel të duhur. Zhurmat  e larta shpërqendrojnë, ato të ulëtat nuk stimulojnë mjaftueshëm mendjen. Prandaj, në nivelin 70 db të zhurmës gjendet çelësi ideal për të stimuluar kreativitetin në një ambient pune, – thotë prof. Mehta.

“Një nivel i moderuar i zhurmës, jo vetëm që rrit kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve, por çon në zhvillimin e produkteve inovative në disa mjedise pune, – shpjegon prof Mehta. – Rezulton se rreth 70 decibel është niveli i duhur”. Nëse shkohet përtej këtij niveli, zhurma është shumë e fortë, dhe fillon të ndikojë negativisht  në krijimtarinë tuaj. Kjo është ajo që mund të quhet e mesmja e artë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA