Kolina për golin e Ukrainës

21/06/2012 02:15

Shefi i gjyqtarëve në UEFA, Pjer-Luixhi Kolina ka pranuar gabimin e arbitrave në ndeshjen Ukrainë – Angli të cilët quajtën të pavlefshëm golin Deviç.

“Goli i ukrainasve duhet të ishte vlerësuar si i rregullt, por gabimet janë njerëzore”, ka pranuar Kolina, i cili  ka theksuar se problemi i vetëm për gjyqtarët është zhvillimi i ndeshjeve në një kohë kaq shumë të shkurtër.

Ish-gjyqtari italian ka pohuar se hungarezi Viktor Kasai së bashku me 4 arbitrat e tjerë nuk do të drejtojnë më ndeshje në këtë Europian.

Hungarezi së bashku me asistentët e tij e vlerësuan të pavlefshëm golin e Devic në kohën kur rezultati ishte 1-0 në favor të Anglisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA