Giovinco rikthehet tek Juventusi

21/06/2012 00:00

Juventusi vazhdon të jetë aktiv në merkaton verore. Bardhezinjtë arritën marrëveshjen me Parmën duke siguruar për 3 vitet e ardhshme shërbimet e mesfushorit Sebastian Giovinco.

“Zonja e Vjetër” nëpërmjet një komunikate lëshuar në faqen zyrtare në internet, njoftoi zgjidhjen në favor të saj të kontratës së bashkëpronësisë me Parmën të Giovinco-s.

Mesfushori i avancuar, i përfshirë edhe mes lojtarëve të thërritur nga Prandelli në Euro2012, zotërohej në bashkëpronësi nga Parma dhe Juventusi. Por trajneri Konte ka këmbëngulur për ta patur nën urdhërat e tij sezonin e ardhshëm. E për të plotësuar dëshirën e teknikut puljez, skuadra torineze do të derdhë në arkat e emiljanëve, 11 milion euro në tre sezonet e ardhshme, aq sa është edhe kontrata e lojtarit me bardhezinjtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta