Casillas: Statistikat nuk kanë vlerë

Iker Casillas ka theksuar se çerekfinalja që Spanja do të luajë ndaj Francës do të jetë një ndeshje “e ndërlikuar” dhe nuk i vuri rëndësi statistikave që tregojnë se kampionët e Europës në fuqi nuk kanë fituar kurrë ndaj transalpinëve në një ndeshje zyrtare.

“Statistikat janë për tu thyer. Franca është një skuadër shumë e mirë, kanë një trajner të madh dhe janë në mes të një ndryshimi brezash”, deklaroi potieri dhe kapiteni i Spanjës siç publikon ‘AS’.

Gjithashtu futbollisti i Real Madrid nuk i vuri rëndësi lajmeve se skuadra franceze është e përçarë pas humbjes ndaj Suedisë 2-0.

“Askush të mos mendojë se kjo ndeshje do të jetë një shëtitje për ne. Mos prisni goleadë”, nënvizoi Casillas.

Cerekfinalja Spanjë-Francë do të luhet të shtunën (ora 20.45) në Donbass Arena të Donetskut (Ukrainë).

Top Channel