Trajneri i Ukrainës kërcënon gazetarin

20/06/2012 13:10

Oleg Blokhin nuk e kontrolloi dot veten në konferencën për shtyp pas ndeshjes që Ukraina humbi me Anglinë 1-0 duke u eliminuar nga EURO 2012.

Tekniku i kombëtares ukrainase reagoi shumë keq kur u pyet nga një gazetar vendas nëse skuadra e tij nuk ishte në formën e duhur fizike.

“Respekto punën time! Po deshe dalim jashtë tek për tek dhe e zgjidhim këtë çështje si burrat”, u përgjigj i inatosur Blokhin.

“Unë kam qenë vetë futbollist dhe ti duhet ta respektosh këtë gjë. Ke luajtur ndonjëherë futboll? Jo. Atëherë më respekto mua dhe punën time!”, shtoi Blokhin.

“Nuk lejoj askënd të kritikojë ekipin tim. Nëse je burrë, dalim jashtë tek për tek”, përsëriti ish-futbollisti i shquar ukrainas.

Ukraina përfundoi në vendin e tretë të grupit D të EURO 2012 duke mos arritur të kualifikohet për në çerekfinalet e kompeticionit ku ishte një nga vendet mikpritëse së bashku me Poloninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA