Një gotë alkool nuk është problem për femrat shtatzanë

20/06/2012 11:50

Të pish alkool gjatë kohës që po përpiqesh të mbetesh shtatzanë ose kur je shtatzanë nuk e dëmton zhvillimin e fëmijës.

Sipas një studimi danez, pirja e një gote alkool në ditë nuk ndikon aspak në zhvillimin e shëndetshëm të trurit të fëmijës. Ky përfundim bie ndesh me këshillat e përhershme sipas të cilave alkooli duhet shmangur gjatë shtatzanisë sepse ndikon në funksionet e trurit që kanë lidhje me inteligjencën e të voglit.

Doktorët danezë gjithsesi theksojnë se rezultatet e këtij studimi nuk duhen marrë si një dritë jeshile nga nënat e ardhshme për të pirë alkool. Ata mendojnë se kurrë nuk duhen kaluar 4-5 gota në ditë.

Udhëheqësi i studimit, Ulrik Kesmodel, i Universitetit të Arhusit, thotë se konsumimi i vazhdueshëm dhe në sasi të tepërta i alkoolit është shumë i dëmshëm për fëmijën që pritet të lindë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA